Kendall Jenner: Mami dhe Kylie më kërkojnë të bëj fëmijë

Mediale Vip

Kendall Jenner: Mami dhe Kylie më kërkojnë të bëj fëmijë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 20:04
Kris Jenner, Kendall dhe Kylie Jenner

Kris Jenner, nëna e motrave Kardashian-Jenner dhe njëkohësisht menaxherja e tyre gjithmon ka shprehur dëshirën për të patur shumë nipër e mbesa. Sipas Pagesix, Kris pret që të bëhet gjyshe nga vajza e saj, modelja e Victoria Secret’s, Kendall Jenner, e cila aktualisht është e vetmja nga motrat dhe vëllai i saj që nuk ka fëmijë.

Kendall pranoi në një intervistë të re se ajo ndihet nën presion nga mamaja e saj si dhe motra e saj më e vogël, Kylie Jenner për të pasur një fëmijë së shpejti.

“Mami më dërgon shpesh mesazhe kot dhe thotë: “Mendoj se ka ardhur koha”, dhe unë i them “A nuk jam unë ajo që e vendos?!”  “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!” më thotë ajo", tregoi Kendall.

Romanca e Kendall Jenner me basketbollistin Devin Booker po shkon shumë mirë por të dy yjet vazhdojnë të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre. Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme.  

Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik numërohen me gishtat e dorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat