Pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël, këngëtarja e famshme zbulon se është martuar

Mediale Vip

Pasi konfirmoi se është në pritje të ëmbël, këngëtarja e famshme zbulon se është martuar

Më: 14 prill 2022 Në ora: 07:51
Britney Spears

Britney Spears me sa duket ka konfirmuar se është martuar me Sam Asghari. Këngëtarja 40-vjeçare iu referua Sam-it si burri i saj krah një videoje që publikoi ku shiheshin duke u puthur në një pishinë.

“Dje unë dhe bashkëshorti im shkuam për të notuar…. Unë jam si një peshk”, shkroi ajo.

Këngëtarja është kujdesur që fjalën bashkëshort ta shkruajë me shkronja kapitale, detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Britney i referohet Sam si bashkëshorti i saj. Kujtojmë që këngëtarja konfirmoi së fundmi se është në pritje të ëmbël.

Ajo do të bëhet nënë për herë të tretë. Ky do të jetë fëmija i parë me Sam ndërsa ka dhe dy djem adoleshentë nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat