Çfarë do t'i këshilloje Donald Veshajn dhe Bora Zemanin? Ermal Mamaqi bën kujdes me përgjigjet

Mediale Vip

Çfarë do t'i këshilloje Donald Veshajn dhe Bora Zemanin? Ermal Mamaqi bën kujdes me përgjigjet

Më: 14 prill 2022 Në ora: 09:00
Ermal Mamaqi dhe Bora Zemani

Aktori i dashur për publikun, Ermal Mamaqi, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli mbi trajnimet dhe librin që po shkruan së fundmi.

Gjatë bisedës me moderatoret, Armina Mevlani e pyeti Ermalin se çfarë do t’i këshillonte Donald Veshajt?

Mamaqi u tregua i kujdesshëm me përgjigjet, pasi nuk dëshironte që të ngatërrohej me këto gjëra në televizion.

Ai tha se do i sugjeronte të stabilizohej me ndjenjat ndërsa Bora Zemanit ai tha se i këshillon ti kushtojë pak më shumë kohë qetësisë fizike pasi lodhet shumë çdo ditë në punë.

Biseda në studio:

Armina: Çfarë do i këshilloje Amarda Toskës?

Ermal: Të flejë pak më shumë e ta qetësojë trupin e saj. Unë jam aty kur ajo fle. Do ti këshilloja që të kushtonte më shumë vëmendje te burri e më pak te kalamajt.

Armina: Çfarë do i këshilloje Donald Veshajt?

Ermal: Të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.

Armina: Çfarë do i këshilloje Bora Zemanit?

Ermal: Nuk do të ngatërrohem më me këto gjëra në televizion, do i këshilloja ti kushtonte më shumë kohë qetësisë fizike se punon non-stop çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat