Problemi i nënave shqiptare! Modelja e famshme ka presion nga mamaja që të...

Mediale Vip

Problemi i nënave shqiptare! Modelja e famshme ka presion nga mamaja që të...

Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:34
Kris dhe Kendall Jenner

Nëna e motrave të famshme Kardashian-Jenner, Kris, e cila është gjithashtu edhe menaxherja e tyre, ka shprehur gjithmonë dëshirën për të pasur sa më shumë nipër dhe mbesa.

“PageSix” shkruan se Kris po pret që të bëhet gjyshe nga vajza e saj, Kendall Jenner, e cila aktualisht është vajza e vetme që nuk ka ende fëmijë.

Modelja e famshme ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se herë pas here ndihet në presion nga mamaja dhe motra e saj më e vogël, Kylie Jenner, për të pasur një fëmijë së shpejti.

“Mami më dërgon shpesh mesazhe dhe thotë ‘mendoj se ka ardhur koha’ dhe unë i them: ‘A nuk jam unë ajo që e vendos?!’. ‘Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!’, më thotë ajo”, ka zbuluar Kendall.

Kjo e fundit, prej disa kohësh është në një lidhje dashurie me basketbollistin, Devin Booker. Romanca e tyre po shkon mjaft mirë dhe vijojnë që të jenë sa më të rezervuar sa i përket lidhjes.

Kujtojmë se Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme. Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik kanë qenë shumë të pakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat