Motra e Johnny Depp rrëfen detaje tronditëse në gjyqin me Amber Heard: Mamaja na dhunonte

Mediale Vip

Motra e Johnny Depp rrëfen detaje tronditëse në gjyqin me Amber Heard: Mamaja na dhunonte

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:46
Christi Dembrowski, Johnny Depp

Prej pak ditësh ka nisur gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard, të cilët kanë bërë akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Motra e aktorit Depp, Christi Dembrowski, ka marrë pjesë në gjyqin e zhvilluar pas padisë së Depp për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij.

Ajo ka dhënë dëshminë e saj, ku ka rrëfyer se së bashku me të vëllanë ishin abuzuar nga nëna e tyre, Betty Sue Palmer.

“Ne iknim dhe fshiheshim”, kujton Christi kur pa nënën e saj duke ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tyre, për të cilin tha se nuk reagonte.

Më pas Dembrowski shtoi: “Ajo na godiste. Ajo hidhte gjërat”.

Kur u pyet nëse Johnny u hakmor ndonjëherë kundër abuzimit, motra e tij tha jo, “ai nuk shkoi kurrë në atë vend”.

“Ndërsa u rritëm, si Johnny dhe unë në fakt, vendosëm që të largoheshim, pasi të kishim shtëpinë tonë dhe thamë se nuk do të kishim për të përsëritur kurrë, në asnjë mënyrë, diçka të ngjashme me fëmijërinë tonë. Do ta bënim ndryshe”.

Motra e aktorit të famshëm u shpreh gjithashtu se nëna e tyre ishte “zbutur” kur ata ishin larguar.

Betty Sue Palmer ndërroi jetë në maj të vitit 2016 në moshën 81-vjeçare, disa ditë para se Amber të bënte kërkesë për divorc nga Johnny.

Heard e ka paditur aktorin me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Camille Vasquez, një avokate e Depp, u tha juristëve se Heard kishte qenë agresorja më e madhe gjatë gjithë marrëdhënies.

“Ajo e qortonte, i bërtiste. Ai thjesht tërhiqej,” tha zonja Vasquez.

“Heard sajoi një rol për vete si viktimë”, vazhdoi ajo, “pasi Depp i kishte kërkuar divorcin në përpjekje për të “shmangur poshtërimin”.

“Ajo është e fiksuar pas imazhit të saj publik. Ajo prej vitesh jeton dhe merr frymë këtë rol dhe po përgatitet të japë performancën e jetës së saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat