Arrestohet aktori i “Game of Thrones”

Mediale Vip

Arrestohet aktori i “Game of Thrones”

Më: 14 prill 2022 Në ora: 21:02
Joseph Gatt

Aktori, Joseph Gatt, i cili është shfaqur në episodet e “Game of Thrones”, është arrestuar gjatë këtij muaji nën akuzat për “komunikim eksplicit seksual” me një të mitur në internet.

Policia ka njoftuar se Departamenti për të mitur nga Grupi Operativ për krimet në internet ndaj fëmijëve, ka lëshuar një urdhër kontrolli për shtëpinë e 50-vjeçarit.

Më pas ai u arrestua me një urdhër të prokurorisë. Në deklaratë thuhet se policia kishte marrë informacion se Gatt, aktor anglez që jeton në Los Angelos, dyshohet se ishte përfshirë në komunikim seksualisht eksplicit në internet me një të mitur.

Hetuesit janë në kërkim të identifikimit të viktimave të tjera të mundshme dhe ka kërkuar nga kushdo që ka më shumë informacion ta kontaktojë policinë.

Gatt u lirua me garanci prej 5.000 dollarësh disa orë më vonë, ndërsa akuzat i ka quajtur “absolutisht të tmerrshme dhe plotësisht të pavërteta”.

“Padyshim që dua të trajtoj akuzat absolutisht të tmerrshme dhe krejtësisht të pavërteta të ngritura kundër meje kohët e fundit. Ata janë 100% kategorikisht të gabuar dhe të pamatur. Unë kam konfirmuar gabime dhe informacione mashtruese në deklaratën e sotme për shtyp. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me policinë dhe LAPD për të arritur deri në fund të kësaj. Mezi pres të pastroj emrin tim të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat