Pasojat e Covid-19, Anna Oxa shtyn koncertet

Mediale Vip

Pasojat e Covid-19, Anna Oxa shtyn koncertet

Më: 15 prill 2022 Në ora: 23:00
Anna Oxa

Anna Oxa ka shtyrë të gjithë angazhimet e saj me koncerte prej pasojave me Covid-19. Këngëtarja shumë e njohur në Itali, por edhe në vendin tonë, ka qenë në spital për disa ditë prej infektimit me virus.

“Koncerti i radhës i vendosur për në maj, do të shtyhet në tetor për shkak të pasojave nga Covid-19”, njoftohet në faqen zyrtare të saj.

Anna ishte në spital për disa ditë, por pas daljes, mësohet se gjendja e saj shëndetësore po përmirësohet ngadalë.

Anna Oxa ka më shumë se 4 dekada në skenën italiane dhe suksesi e ka çuar edhe përtej kufijve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat