Astriti i bën dhuratë të veçantë Rrushes, ajo ia refuzon në mes të emisionit

Mediale Vip

Astriti i bën dhuratë të veçantë Rrushes, ajo ia refuzon në mes të emisionit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:52
Astriti dhe Rrushja

Në "Prime" të mbrëmshëm janë zhvilluar debate të forta por janë dhuruar edhe dhurata të veçanta.

E pas shumë debateve me njëri tjetrin, Astriti është ai i cili u përpoq të rregullonte marrëdhënien e tij me Rrushen.

Ai bëri një surprizë tejet romantike dhe jo të parë më herët në “Për’puthen”.

Astriti i solli Rrushes një këpucë të cilën e quajti “këpuca e Hirushes”.

Rrushja edhe pse e vlerësoi përpjekjen e Astritit, prapë e refuzoi ta pranonte atë dhuratë.

Sipas saj, këpuca ka një domethënie të madhe, prandaj nuk e shihte veten të gatshme për ta pranuar.

Pas këpucës, Astriti kishte përgatitur edhe një surprizë tjetër, një kërcim me Rrushen, të cilin ajo nuk e refuzoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat