Deklarata e Roza Latit nxiti dyshime se i ka dhënë fund beqarisë, zbulohet si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Deklarata e Roza Latit nxiti dyshime se i ka dhënë fund beqarisë, zbulohet si qëndron e vërteta

Më: 18 prill 2022 Në ora: 07:40
Roza Lati

Një deklaratë e bërë nga Roza Lati gjatë emisionit të saj “Why Not” nxiti aludime të ndryshme se ajo mund t’i ketë dhënë fund beqarisë. Por, e vërteta është ndryshe dhe moderatorja është keqkuptuar.

“Vip Magazine” raporton se burime pranë moderatores e kanë mohuar këtë fakt. Po e njëjta media shkruan se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit rreth një muaj më parë. Ajo ka qenë në lidhje prej më shumë se një viti me një djalë që nuk jetonte në Shqipëri, dhe duket se gjërat nuk kanë funksionuar në distancë.

Ndërkohë vetë Roza nuk ka bërë asnjë reagim.

Çfarë ndodhi në emisionin e saj?

Teksa kishte të ftuar Monika Lubonjën, Roza e pyeti se përse nuk martohet.

Roza Lati: E bukur je, e qeshur, pozitive…

Monika: Të gjitha të mirat, por si duket meqë nuk kam një të keqe, këtu po çaloj. Nuk i duan kaq të mira.

E më pas moderatorja ka treguar se në një periudhë të jetës së saj kur ‘ishte beqare’ nuk i shkruante njeri pasi mendonin se ajo ishte në një marrëdhënie me dikë.

Roza: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Monika: Pse tani je e martuar?

Roza: Nuk duhet ta nxjerrë unë lajmin këtu nuk duhet të bëhet për mua po për ty.  Isha për një kohë të gjatë beqare edhe nuk më vinin as mesazhet nuk më shkruante njeri dhe e din si ishte puna?Mendojnë të gjithë se kushedi sa i shkruajnë asaj dhe nuk më shkruante asnjë njeri.

Ishte pikërisht kjo deklaratë që u interpretua si një pohim pa dashje i Rozës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat