Publikohen fotot krah aktores, ky është dhëndri i Monika Lubonjës

Mediale Vip

Publikohen fotot krah aktores, ky është dhëndri i Monika Lubonjës

Më: 18 prill 2022 Në ora: 07:42
Monika Lubonja me vajzen

Të gjithë komentuan të ftuarit dhe banorët e “Big Brother VIP” në festën e ditëlindjes së Monika Lubonjës, mirëpo duket se i pranishëm ka qenë edhe ‘dhëndri’ i saj.

Në festën e aktores sigurisht që ishte vajza e saj, Tea, e cila u bë e njohur pas pjesëmarrjes së saj në format ku takoi të ëmën e gjithashtu daljet në intervista të ndryshme.

Tea në ditëlindje nuk ka qenë vetëm por krah personit të zemrës. Ka qenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ajo që ka postuar momente pasionante të Teas dhe të dashurit të saj, Ermirit. Në pamjet e publikuara nga artistja ata shihen duke u puthur. Po ashtu edhe Tea ka publikuar një foto krah të ëmës dhe të dashurit.

Ermiri është inxhinier me profesion dhe prej afro dhjetë vitesh drejton një kompani dixhitale të specializuar për zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing interneti.

Kryefjala e dekorit të ambienteve ku aktorja ka organizuar festën ishin pikërisht bananet, të cilat ajo i ka përmendur shpesh edhe në formë batute në BBV. Por përveç bananeve, apo të ftuarve aktorja ka përfshirë edhe detaje të tjera nga eksperienca e saj në format, në festën e ditëlindjes, si për shembull “Bakllava, kadaif dhe Monika”.

Lista e të pranishmëve përfshinte shumë nga ish-banorët e BBV, ku mund të veçohet Arjola Demiri, me të cilën u tha se Monika ka pasur një krisje pas përfundmit të reality-showt. Siç shihet nga fotot e publikuara dy aktoret janë mjaft afër me njëra-tjetrën dhe nuk kanë munguar kërcimet sensuale nga Monika dhe as dhurata e Arjolës për të. Ajo duket se i ka dhuruar Monikës një byrzylyk dhe kjo me sa duket konfirmon faktin se dy aktoret janë pajtuar. Ish-banorë të tjerë të BBV që iu bashkuan festës janë, Sheila Haxhiraj, Elhaid Cufi, Antonela Berisha, Einxhel Shkira, Paloma, Sarah Berisha.

Ka marrë vëmendje fakti që DJ PM dhe DJ Dagz munguan në ditëlindjen e aktores. Nga rrjetet sociale ata kanë treguar se nuk ndodhen në Shqipëri. Për shkak të angazhime profesionale dy djemtë kanë udhëtuar drejt Zvicrës. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse ata nuk kanë marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Monikës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat