Sipas llogarive të Sarës: Vajza do t’i ngjasojë Lorit për një arsye shumë të thjeshtë

Mediale Vip

Sipas llogarive të Sarës: Vajza do t’i ngjasojë Lorit për një arsye shumë të thjeshtë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:16
Sara Hoxha

Pas lajmit se Sara po pret një vajzë, Lori ka publikuar një foto me motrën e saj duke shfaqur dhe habinë se çdo të ndodhë tani që do të jenë dy Sara.

“Dy si ty, jam e frikësuar”, ka shkruar Hoxha krah postimit në Instagram.

Megjithatë sipas llogarive të muajit të lindjes, Sarës (bashkëshortes së Ledrit) i ka rezultuar që vajza do t’i ngjajë Lorit.

“Sipas llogarive të mia i bie të bëhen dy si ty”, ka shkruar Sara duke vendosur edhe shenjën e horoskopit, peshore.

Në muajin e ditëlindjes së Lorit, tetor, pritet të vijë në jetë edhe fëmija i tretë i Sarës, moment ky që me siguri do të sjellë shumë gëzim në familjen Hoxha.

Image
Postimi nga Lori Hoxha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat