Ishi i Belen Rodriguez rrëfehet për sëmundjen e vështirë nga e cila vuan

Mediale Vip

Ishi i Belen Rodriguez rrëfehet për sëmundjen e vështirë nga e cila vuan

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:29
Antonino Spinalbese dhe Belen Rodriguez

Antonino Spinalbese ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për disa kohë për shkak të lidhjes me Belen Rodriguez. Mes tij dhe Belen pati një dashuri intensive dhe pas disa muajsh lidhje erdhi në jetë vajza e tyre, Luna Mari. Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë pas lindjes së fëmijës, kur çifti i dha fund lidhjes.

Së fundmi, Antonino ka qenë i ftuar në “Italian Stories” dhe gjatë intervistës me Eleonora Daniele ka treguar disa detaje nga jeta e tij, mes të cilave edhe sëmundjen nga e cila vuan.

“Unë kam pankreasin e një të moshuari dhe për disa kohë jam ushqyer me infuzione”, tha ai.

Spinalbese rrëfeu se është ndjerë gjithmonë i fortë dhe i pathyeshëm. Antonino tregoi edhe se sa thelbësore është që ai të ushqehet shëndetshëm sot, sepse me ushqimin e duhur mund të menaxhojë një jetë normale.

Gjatë intervistës u shfaqën foto me të bijën Luna dhe në atë moment, i emocionuar, ai pranoi se shtysën më të madhe për të jetuar dhe për të luftuar me sëmundjen ia jep vajza.

“Marr frymë falë saj. Ajo është e mrekullueshme”, -rrëfeu ai.

Megjithëse Belen dhe Antonino nuk janë më bashkë dhe vazhdojnë jetët e tyre të ndara, të dy janë shumë të përkushtuar ndaj Lunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat