Vera Ora publikon një imazh me Elenën: Qe një çikë gati, din me përgatit çaj

Mediale Vip

Vera Ora publikon një imazh me Elenën: Qe një çikë gati, din me përgatit çaj

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:33
Elena, Vera dhe Rita Ora

Krahas famës të artistes shqiptare, Rita Ora, edhe familja e saj shpesh herë janë në qendër të vëmendjes.

Nuk mungojnë as postimet e ndryshme në Instagram të Ritës ku shihet me prindërit e saj, motrën apo vëllanë.

Por, edhe vet ata janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale, nëna e Ritës, Vera Ora numëron mbi 83 mijë fansa vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Së fundmi, Vera po shijon pushimet me të dy vajzat e saj, Ritën dhe Elenën, ndërsa edhe ka sjell imazhe të përbashkëta.

Në një foto që postoi me të bijat, Vera shihet në formë të mirë e veshur në një fustan  të kuq me detaje shumëngjyrëshe, ndërsa krahas saj janë Rita me një fustan të zi me të kaltër dhe Elena me një me ngjyrë rozë.

Ndërkohë, në një tjetër foto të Elenës të postuar në InstaStory, Vera ka shkuar me humor se ajo është një vajzë e përgatitur që din të shërbej çaj.

“Qe një çikë gati, din me përgatit çaj, në zbritje deri në vikend”, ka shkruar Vera sipër imazhit.

Ndërkohë, kujtojmë që Vera me profesion psikologe dhe këshilluese e shëndetit mendor.

Image
Foto: Vera Ora/Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat