Si po shkojnë pushimet e A$AP Rocky dhe Rihanna? Publikohen fotot nga ‘arratisja’ e çiftit

Mediale Vip

Si po shkojnë pushimet e A$AP Rocky dhe Rihanna? Publikohen fotot nga ‘arratisja’ e çiftit

Më: 20 prill 2022 Në ora: 08:18
A$AP Rocky dhe Rihanna

ASAP Rocky dhe Rihanna po shijojnë pushimet e tyre në Barbados pak para se të bëhen prindër për herë të parë.

Reperi ka zgjedhur të shijojë oqeanin duke u fotografuar në një jet ski. Rihanna është parë e rrethuar nga disa miq, duke parë ASAP me një palë dylbi ndërsa ai ishte vetëm në ujërat e trazuar. Duket sikur ajo ishte e impresionuar nga ajo që po shihte, dhe po ashtu … edhe ai ishte shumë i lumtur. Të dy duken të buzëqeshur.

Pa kaluar shumë kohë, ai u ribashkua me Ririn dhe ata u kthyen brenda së bashku. Rihanna u shfaq e veshur me bikini portokalli shoqëruar me një fund.

Pushimet e çiftit vijnë pasi mohuan pretendimet për një ndarje. ‘E akuzuara’ se ka pasur një lidhje me A$AP Rocky gjatë shtatzënisë së Rihanna-s, Amina Muaddi, mohoi ashpër akuzat. Dizajnerja e këpucëve bëri një deklaratë në mediat sociale të premten pasi mediat sociale u ndezën nga lajmet se reperi e kishte tradhtuar këngëtaren me të.

Ajo shkroi: “Gjithmonë kam menduar se një gënjeshtër e pabazë e përhapur në mediat sociale nuk meriton asnjë përgjigje apo sqarim, veçanërisht një gënjeshtër kaq e poshtër. Fillimisht mendova se këto thashetheme të nxitura me qëllime keqdashëse nuk do të merreshin seriozisht. Megjithatë në 24 orët e fundit më është kujtuar se jetojmë në një shoqëri që është kaq e shpejtë për të folur, pavarësisht nga faktet që kanë. Ndërsa Rihanna po vazhdon të jetojë jetën e saj të qetë dhe unë po i kthehem biznesit tim – ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur” .

Një burim i kishte thënë më herët TMZ se thashethemet ishin 100% të rreme. Drama filloi të enjten kur një person i njohur në rrjetet sociale, Louis Pisano, shkroi në Twitter: “Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e kapi atë duke tradhtuar me stilisten Amina Muaddi.’

Pasi u mohuan zërat ai kërkoi falje publike duke thënë se statusi i tij ishte i nxituar teksa u shkëput nga Twitteri për një periudhë. “Mbrëmë mora një vendim për të postuar në Twitter disa informacione që kisha marrë. Unë nuk do të flas për burime, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta bërë atë status. Kështu që unë do të doja t’u kërkoja falje të gjitha palëve të përfshira në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter. Unë i pranoj plotësisht pasojat e veprimeve të mia dhe çdo dëm që ato shkaktuan.”

Image
A$AP Rocky dhe Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat