Nga pakënaqësitë në muzikë dhe deri tek festivali i këngës, Rosela Gjylbegu flet pa doreza: Më përpara po nuk kishe talent nuk ta jepte askush mundësinë

Mediale Vip

Nga pakënaqësitë në muzikë dhe deri tek festivali i këngës, Rosela Gjylbegu flet pa doreza: Më përpara po nuk kishe talent nuk ta jepte askush mundësinë

Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:03
Rosela Gjylbegu

Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu, nijhet prej vitesh tashmë si një artiste e talentuar dhe për pjesëmarrjen e saj në ‘Ethet e së premtes mbrëma’ në vitin 2003. Gjithashtu këngëtaren e kemi parë shpesh të jetë pjesëmarrëse dhe në shumë festivale të ndryshme të këngës.

Artisja kohëve të fundit nuk ka qenë mjaft aktive në projektet e saj të reja muzikore. Momentalisht ajo duket se është e fokusuar ndaj punës në administratën shtetërore, profesion që tashmë Rosela e ushtron prej më shumë se dhjetë vitesh.

Në një intervistë këngëtarja ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistat sjellin ditën e sotme. Sipas Gjylbegut muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.

“Fatkeqësisht sapo vjen e përkeqësohet, nuk ka treg muzikor, nuk ka një kritikë, dhe një organ që kontrollon pak dhe cilësinë muzikore apo të teksteve, që kështu të mund të kemi materiale me vlerë, jo të përçojmë dhunë, agresivitet.. Siç po ndodh me atë çka shohim e dëgjojmë se fundmi”– u shpreh ajo.

E pyetur se nëse ka hequr dorë nga muzika, këngëtarja është shprehur se ka dëshiruar të jetë paksa selektive në daljet e saj por një ndër faktorët është se nuk i pëlqen aspak sesa e thjeshtë është bërë ditët e sotme të bësh muzikë. Ajo shtoi se në fillimet e saj kjo gjë ka qenë shumë e vështirë sepse pa pasur talent nuk mund të kishe asnjë lloj mundësie.

“Unë jam tërhequr pak ose kam qenë më selektive në daljet e fundit për zgjedhje personale, dhe për shumë faktorë që nuk më pëlqejnë se si po bëhet sot muzika, dhe se sa e thjeshtë është bërë sot për t’u bërë i njohur, ndërkohë që në kohën kur un kam filluar ka qenë krejtësisht ndryshe e po nuk kishe talent nuk të jepte askush mundësi”.– tregoi Rosela.

Ajo është parë prej vitesh të jetë pjesë e festivaleve muzikor sidomos në “Festivalin e RTSH”. E pyetur nëse do të marrë sërish pjesë në këtë kompeticion artistja tha:

“Festivalet do kenë gjithmonë vlerë nëse drejtohen nga njerëz profesionistë, me vlera njerëzore e profesionale të larta e jo nga njerëz pseudo drejtues apo që marrin përsipër të shkatërrojnë atë çka është thelbi i një festivali, shpirtin e bukur të festës, sepse çdo festival duhet të jetë feste, te sjelli gëzim, argëtim, jo te ushqejë ambicie të sëmura. Sepse s’duhet të harrojmë se ne jemi përçues të emocioneve dhe shembujsh për të rinjtë sidomos, por edhe për të gjithë ata që na ndjekin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat