Adriana Lima zbulon gjininë e fëmijës së parë me partnerin Andre Lemmers

Mediale Vip

Adriana Lima zbulon gjininë e fëmijës së parë me partnerin Andre Lemmers

Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:42
Adriana Lima, Andre Lemmers

Adriana Lima së shpejti do të bëhet nënë e një djali.

40-vjeçarja, zbuloi gjininë e fëmijës së saj të parë me të dashurin Andre Lemmers të hënën (18 prill).

Lima dhe familja e saj qëndruan përpara një ekspozite të madhe me tullumbace me fjalët “djalë” dhe “vajzë” në një video të postuar në TikTok dhe Instagram.

Lima kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli me të kaltër deri në kyçin e këmbës, ku shfaqeshin edhe dy vajzat e saj Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, basketbollistin serb Marko Jaric.

Adriana në postim falënderoi të gjithë ata që e mundësuan momentin e zubulimit të gjinisë së fëmijës së saj të tretë.

Kujtojmë që ish-modelja e “Victoria’s Secret” njoftoi shtatzëninë me debutimin e saj në TikTok në shkurt.

Lima dhe Lemmers zyrtarizuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq vitin e kaluar në Festivalin e Filmit të Venecias që u mbajt në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat