Tragjike, vdes në moshën 38-vjeçare pas betejës me kancerin stilisti i famshëm i modës

Mediale Vip

Tragjike, vdes në moshën 38-vjeçare pas betejës me kancerin stilisti i famshëm i modës

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:10
Quiteria Leboganag Kekana

Stilisti i famshëm Quiteria, i cili veshi Beyoncé, ka vdekur në moshën 38-vjeçare pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Quiteria Leboganag Kekana ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Johanesburg të dielën, konfirmoi familja e tij.

Ikona e modës u diagnostikua me mielomë të shumëfishtë në vitin 2021. Thuhet se 38-vjeçari ishte në spital dhe kishte filluar fazën e dytë të kimioterapisë kur vdiq.

“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë familja Kekana konfirmon vdekjen e parakohshme të stilistit ndërkombëtar të modës, djalit, babait dhe vëllait Lebogang Quiteria Kekana pas një beteje të shkurtër me kancerin”, thuhet në një deklaratë.

“Familja Kekana është thellësisht mirënjohëse për të gjitha mesazhet e panumërta të dashurisë dhe mbështetjes të marra deri më tani”.

Detajet e funeralit të Quiteria do të shpallen në kohën e duhur.

Quiteria lë pas një djalë dhe një qenush. Familja e tij kërkoi privatësi teksa po përballeshin me lajmin tragjik. Stilisti i modës, i cili kohët e fundit u kthye në shtëpi në Afrikën e Jugut, tha për revistën Drum se do ta mposhtte sëmundjen e tij.

Quiteria bëri emër me ish-partnerin e tij George, me çiftin e njohur si Quitera & George, sipas Sowetan Live.

Ai ka veshur shumë të famshëm, duke përfshirë këtu Beyonce për Koncertin Global Citizen në 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat