Gjobiten producentët e filmit Rust për shkak të të shtënave fatale

Mediale Vip

Gjobiten producentët e filmit Rust për shkak të të shtënave fatale

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:25
Aktori Alec Baldwin kishte qëlluar për vdekje kinematografen Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit Rust.

Producentët e një filmi, regjisorja e të cilit u qëllua për vdekje gjatë xhirimeve nga aktori Alec Baldwin, janë gjobitur dhe janë kritikuar ashpër nga autoritetet për mosndjekje të udhëzimeve të sigurisë.

Prodhuesit e filmit Rust kishin treguar “indiferencë të qartë ndaj rreziqeve të njohura që lidhen me përdorimin e armëve të zjarrit në sheshxhirime”, tha Departamenti i Mjedisit të Nju Meksikos.

Ky departament ka gjobitur firmën prodhuese të Rust me 136,793 dollarë.

Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shtënë me armë, duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina, Halyna Hutchins, ndërkaq regjistroi Joel Souza ishte plagosur.

Baldwin ka mohuar se ka përgjegjësi për të shtënat fatale.

“Mendoj se dikush është përgjegjës për atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta them se kush është. Mirëpo e di që nuk jam unë”, ka thënë Baldwin gjatë një interviste për transmetuesin amerikan ABC më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Aktori kishte deklaruar se ishte informuar se arma që ka përdorur ishte “e sigurt”, por në të ka pasur municion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat