Arrestohet reperi i famshëm, i dashuri i Rihanna-s

Mediale Vip

Arrestohet reperi i famshëm, i dashuri i Rihanna-s

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:59
Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky

Rakim Mayers, i njohur me emrin e artit A$AP Rocky, u arrestua të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit.

Reperi po mbërrinte me një avion privat nga Barbados, ku kishte qenë me pushime me të dashurën e tij, këngëtaren Rihanna.

Reperi thuhet se ka qenë nën hetim për përfshirjen e tij të dyshuar në një sulm me armë në nëntor të vitit të kaluar.

I plagosuri dëshmoi në polici se reperi, i cili po ecte me dy të tjerë, iu afrua me një pistoletë në rrugë. Ai pretendoi se qëlloi tre herë drejt tij.

A$AP Rocky është në një marrëdhënie dashurie prej disa kohësh me këngëtaren e famshme, Rihanna.

Dyshja pritet që të shpejti të bëhen prindër për herë të parë. Së fundmi, u përfol se janë ndarë për shkak të tradhtisë nga ana e reperit por lajmi nuk ishte i vërtetë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat