Monika Lubonja në një film me aktorin turk Burak Ozçivit?

Mediale Vip

Monika Lubonja në një film me aktorin turk Burak Ozçivit?

Më: 20 prill 2022 Në ora: 23:53
Burak Ozçivit, Monika Lubonja

Monika Lubonja që kur ka përfunduar Big Brother Vip, është njëra nga banoret që ka dhënë më së shumti deklarata si për eksperiencën brenda BBV, ashtu edhe për jetën jashtë.

Aktorja po vazhdon të japë deklarata të ndryshme disa prej tyre edhe ‘bombastike’.

Ajo ka hapur një pyetësor në instagram ku ka pranuar pyetje të shumta. Madje, ajo është pyetur se kur do ketë një film me aktorin e njohur turk Burak Ozcivit.

Aktorja e pranoi pyetjen me shumë sportivitet duke u përgjigjur me shaka.

“Lëre se sa më tha PO. Tani po bëjmë skenarin, temën akoma se kemi zgjedhur… në kërkim”, ka thënë Monika.

Para pak ditësh, Monika festoi ditëlindjen meqë rast organizoi një festë madhështore, ku nuk munguan as disa nga miqtë e saj të BBV, me përjashtim të Donaldit.

Image
Monika Lubonja/ Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat