Feston sot 96-vjetorin e lindjes, e dini çfarë e dallon mbretëreshën Elizabeth nga pjesëtarët e tjerë të familjes

Mediale Vip

Feston sot 96-vjetorin e lindjes, e dini çfarë e dallon mbretëreshën Elizabeth nga pjesëtarët e tjerë të familjes

Më: 21 prill 2022 Në ora: 18:17
Elizabeth Alexandra Mary

Elizabeth Alexandra Mary, mbretëresha aktuale e Anglisë është një ndër personazhet më karizmatike të të gjitha kohërave. Ajo u bë mbretëreshë në moshën 25-vjeçare duke shënuar edhe sundimin më të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar, thuajse 70 vjet.

Por të jesh sovrania e një vendi nuk ka vetëm pjesën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe popullit, por ka edhe shumë privilegje ose sekrete që vetëm një mbretëreshë mund t’i ketë. Dhe nëse do të ndaleshim në këtë pikë, duhet të pranojmë që mbretëresha Elizabeth ka shumë për të treguar. Sot ajo feston 96-vjetorin e lindjes, ndaj një pjesë të tyre do t'i lexoni më poshtë:

Nuk vesh kurrë të njëjtën veshje

Mbretëresha Elizabeth nuk vesh kurrë të njëjtën veshje më shumë se një herë. Dhe sigurisht që as kjo nuk është zgjedhje e saj, por pjesë e etikës mbretërore. E thënë më ndryshe, mbretëresha ajo nuk mund t'i lejojë vetes të njëjtën veshje, sepse të ftuarit mund ta konsiderojnë si fyerje dhe mungesë respekti karshi tyre.

Nuk ka nevojë për patentë dhe pasaportë

E dini që mbretëresha Elizabeth nuk ka as pasaportë dhe as patentë? Po pyesni veten pse? Sepse nuk i duhet të vërtetojë identitetin e saj ndonjëherë. Dhe kjo për të vetmen arsye, se është ajo vetë autoriteti që i lëshon ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat