“Jam dhjetë herë më i mirë”/ I fejuari i Britney Spears bëhet “xheloz” për Brad Pitt

Mediale Vip

“Jam dhjetë herë më i mirë”/ I fejuari i Britney Spears bëhet “xheloz” për Brad Pitt

Më: 22 prill 2022 Në ora: 06:36
Britney Spears, Sam Asgari

I fejuari i Britney Spears, Sam Asgari, zbuloi se këngëtarja mban një foto të aktorit të famshëm, Brad Pitt në shtëpinë e saj. 

Por reagimi i tij ka shkaktuar mjaft të qeshura tek ndjekësit.

Sam Asgari ka postuar një video, ku tregon foton me Brad Pitt nga filmi “Thelma & Louise”.

“Kemi një problem të madh. E dashura ime ka një foto të Brad Pitt”, thotë ai gjatë një videoje të poatuar në Instagram.

Sam tenton të imitojë Brad-in në foto duke mbajtur një tharëse flokësh. “Jam dhjetë herë më i mirë se ky djalë”, tha ai me humor. Fansat e këngëtares nxituan të bënë në pah se fiksimi i saj ndaj Pitt dihet prej vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat