Noizy do të luajë në një serial gjerman përkrah Blerim Destanit

Mediale Vip

Noizy do të luajë në një serial gjerman përkrah Blerim Destanit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 11:53
Noizy

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, prej vitesh ka korrë suksese të mëdha në muzikë duke u bërë një nga emrat më të pëlqyer në showbizin shqiptar.

Krahas karrierës së bujshme që ka ndërtuar si artist, Rigels Rajku (emri i plotë) duket se po kalon në një tjetër fushë.

Siç ka bërë të ditur në rrjete sociale, krijuesi i hitit “Jena mbretër” do të jetë pjesë e një seriali.

Ai do të luajë përkrah aktorëve të njohur shqiptarë, Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.

I njëjtë mes tjerash ka shpërndarë edhe disa fotografi nga xhirimet e këtij projekti.

“Dita e xhirimeve, seriali Der Trakt”, ka shkruar ai duke etiketuar Berlinin, pasi duket se aty po kryhen xhirimet.

Deri më tani nuk ka ende detaje se për çfarë seriali bëhet fjalë dhe se cili është roli i Noizyt aty.

Ylli i hip hopit ka marrë pjesë edhe në filmin me titullin “Man from Beirut” ose “Blind” të 2019. Në këtë film, 35-vjeçari ishte në një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave u shfaq krah aktorit gjerman, Frederick Lau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat