Gjesti prekës i Malit të Zi për Ukrainën këtë vit në “Eurovision”

Mediale Vip

Gjesti prekës i Malit të Zi për Ukrainën këtë vit në “Eurovision”

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:05
Vladana Vuçiniq

Mali i Zi është rikthyer këtë vit në Eurovision pas tre vitesh mungesë.

Vladana Vuçiniq është këngëtarja e përzgjedhur për të përfaqësuar shtetin malazez në Eurovision 2022, me këngën “Breathe (Frymëmarrje)”.

Artistja e cila është një zë tejet i njohur në Malin e Zi, ka rrëfyer emocionet e detyrës që i është besuar, për përfaqësimin e shtetit të saj në këtë konkurs muzikor.

“Është një nder i veçantë të përfaqësoj shtetin tim dhe një emocion i veçantë të këndoj në skenën më të madhe. Dua që të performoj sa më mirë dhe t’i transferoj emocionet tek publiku përmes mesazhit dhe zërit tim”, tha Vladana.

Kënga e saj “Breathe” është një baladë e fuqishme dhe tejet e veçantë për artisten, kjo pasi ajo vjen si dedikim për nënën e saj të ndjerë, të cilën e humbi gjatë pandemisë nga virusi famëkeq, COVID-19.

“Unë e shkrova dhe kompozova këtë këngë pasi mamaja ime vdiq nga virusi COVID-19. Ia dedikova asaj dhe gjithë njerëzve që humbën jetët e tyre dhe mund të ishin ende bashkë me ne sot. Nuk dua që ata të jenë vetëm numra”, tha Vuçiniq.

Sigurisht që përgjatë një bisede të tillë, nuk mund të mungonte pyetja se nëse ajo e ka dëgjuar këngën e Shqipërisë në Eurovision 2022, “Sekret” të interpretuar nga Ronela Hajati. Ajo u pyet dhe për mendimin që ndan për këngëtaren shqiptare.

“E dua Ronelën dhe këngën e saj. Ajo ka kaq shumë energji, dhe kënga është vërtet tërheqëse. Ronela është një femër jashtëzakonisht e fortë dhe shumë argëtuese, u bëmë shoqe sapo u njohëm! Ajo patjetër do të kalojë në finale”, tha artistja malazeze.

Mali i Zi ndër vite nuk është se ka pasur shumë fat në Eurovision, pasi finalet për këtë shtet kanë qenë të pakta.

“Nëse do të kualifikohesha në finale, do të thotë se kam fituar Eurovisionin. Por do të jetë e vështirë, ka shumë këngë të mira në gjysmëfinalen e dytë”, tha ajo.

Duke dhënë intervistën e saj në Kosovë, Vladana sigurisht që u pyet nëse ka qenë ndonjëherë aty, duke pohuar në fakt që e ka vizituar më shumë se një herë shtetin fqinj.

Në fund, Vladana dha një mesazh për të gjithë lexuesit dhe sigurisht fansat e Eurovisionit para se të ngjitet në skenën e madhe të garës evropiane.

“Unë vetëm dua që ata të heshtin gjatë tre minutave të mia e të dëgjojnë këngën. Kjo t’u japë një homazh më shumë se gjashtë milion njerëzve që vdiqën dhe atyre familjeve si e imja që kaluan përmes agonisë së virusit jetë-marrës”, përfundoi Vladana.

Eurovision 2022 zhvillohet sivjet në Torino të Italisë, në arenën e madhe të ‘Pala Alpitour’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat