Fjoralba Ponari flet për tradhtinë: Joshja e tundimi na rrotullohet të gjithëve dhe…

Mediale Vip

Fjoralba Ponari flet për tradhtinë: Joshja e tundimi na rrotullohet të gjithëve dhe…

Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:27
Fjoralba Ponari

Moderatorja Fjoralba Ponari ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale.

Një ndjekës e pyeti Fjoralbën nëse do të falte tradhtinë dhe përgjigja e saj habiti jo pak, pasi ajo shkroi se sipas saj joshja e tundimi na rrotullohet të gjithëve,dhe se  falte partnerin, por nuk do të vazhdonte më krah tij.

“A do e falje një tradhti kur të lutet e e të thotë se kam bërë me zemër, ishte çast dobësie, kam edhe 2 beba?”– shkruan ndjekësi.

“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndërrat e projektimet e së ardhmes time. Joshja e tundimi na rrotullohet të gjithëve, pa dallime gjinore, ama në logjikën time, tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë. Por fundja, është ok nëse ky nuk është dhe qëndrimi që ti ke zgjedhur për veten dhe familjen tënde.”– është përgjigjur Fjoralba Ponari.

Image

 

Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, të mos shfaqet shumë shpesh me të në publik.

Megjithatë ajo ka bërë një përjashtim duke ndarë një foto pak kohë më parë me Françeskon në Instastory. Ata shihen të përqafuar dhe të buzëqeshur teksa ndodhen në shtëpi.

Image

 

Kjo foto erdhi pasi Fjoralba tha në një intervistë se mund të martohet këtë vit. E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba asokohe./Panorama

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat