Para se të lidhej me JLo, Ben Affleck i ka kërkuar një vajze tjetër të dilte me të

Mediale Vip

Para se të lidhej me JLo, Ben Affleck i ka kërkuar një vajze tjetër të dilte me të

Më: 24 prill 2022 Në ora: 09:14
Emma Hernan, Ben Affleck

Fati e ka dashur që Jennifer Lopez dhe Ben Affleck të përfundonin sërish së bashku.

Sipas Emma Hernan të “Selling Sunset” – në episodin e pestë të sezonit të pestë të spektaklit në Netflix – ajo pretendoi se Ben Affleck i kishte shkruar në aplikacionin e takimeve Raya pikërisht përpara se të ribashkohej me të fejuarën e tij Jennifer Lopez në prill të 2021.

“Ai mund të më ketë dërguar disa mesazhe dhe më ka kërkuar të dalim për kafe disa herë.” – deklaroi ajo.

Por, pavarësisht ftesave të shumta për kafe, ata nuk dolën asnjëherë. Ema shpjegoi se ajo kurrë nuk pati një shans për të takuar aktorin përpara se ai të rikthehej me Jennifer Lopez në maj 2021.

Dhe duket se Beni ka gjetur atë që po kërkonte! Më 8 prill, Jennifer konfirmoi se ajo dhe Beni ishin fejuar për herë të dytë – gati dy dekada pasi ata u ndanë në 2004.

Ndryshe nga herën e parë, kësaj here propozimi ishte fare i thjeshtë dhe pa asnjë mundim. Por Jennifer Lopez e cilëson si gjënë më romantike në botë. Ndodhi një të shtunë mbrëma teksa të dy rrinin së bashku në shtëpi dhe këngëtarja po relaksohej në vaskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat