“Disa momente vetmie na bëjnë të…”- Armina Mevlani flet hapur për problemet shëndetësore dhe planet për fëmijë

Mediale Vip

“Disa momente vetmie na bëjnë të…”- Armina Mevlani flet hapur për problemet shëndetësore dhe planet për fëmijë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 09:46
Armina Mevlani

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet që i janë drejtuar nga fansat kanë qenë të ndryshme.

Një ndjekës e pyeti moderatoren nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar:

“Ndjehesh ndonjëherë e vetmuar, dhe të frikson kjo gjë?”- pyet ndjekësi.

Armina shkroi se i pëlqen edhe vetmia, duke shtuar se nuk e ka frikë pasi jep dhe merr shumë dashuri.

“Mua më pëlqen edhe vetmia! Frikë nuk kam sepse jap shumë dashuri dhe duke dhënë e gjej veten edhe duke marrë. Por siç thashë, disa momente vetmie na bëjnë të gjithëve mirë.”

“Ku do të zgjidhje të jetoje mes Parisit, Milanos, Londrës dhe New York-ut?”- shkruan një tjetër ndjekës.

“Milano është shtëpia ime e dytë duke qenë se po punoj me disa projekte atje. Por nëse do të zgjidhja, unë gjithmonë e kam dashuruar New York-un.”- shkroi moderatorja në përgjigjen e saj.

Megjithatë nuk kanë munguar as pyetjet deri diku në lidhje me jetën private, pasi një ndjekës e pyeti blogeren se kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë prind.

“Kur mendon se është mosha ideale për t’u bërë me fëmijë?”- thuhet në pyetjen e ndjekësit.

Armina nuk dha detaje në lidhje me jetën e saj personale, por shprehu se është diçka që ndihet përbrenda.

“Nuk ka një moshë! Ajo ndihet përbrenda, kur ju të jeni gati dhe kur të ndiheni të plotësuar nga ana shpirtërore.”- shkroi blogerja. 

Një tjetër ndjekëse e ka pyetur Arminën në lidhje me problemet shëndetësore duke i kërkuar edhe këshilla.

“Si i ke trajtuar? Kam dëgjuar nga ty që ke pasur probleme me PCOS…”- pyet ndjekësja.

Armina nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe ta pranojë problemin që ka kaluar duke këshilluar ndjekëset e saj për hapat që duhet të ndjekin për të pasur rezultat.

“Po dhe nuk e kam fare problem ta pranoj. Pikë së pari duhet të bëni një analizë hormonale për të kuptuar problemin. Pastaj e kam trajtuar me kontraceptivë (të cilët nuk e këshilloj sepse sap oi lë kthehesh në pikën A). Fillova të bëj kërkime dhe këto gjëra funksionuan për mua për balancën hormonale. Pasi i bëra të gjitha këto kam një cikël të rregullt.”– shkruan Armina.

Më herët, Armina Mevlani ka folur rreth nisjes së lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ajo theksoi se kjo ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta e saj ka ndryshuar shumë kur kjo marrëdhënie u bë publike.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze. Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksionin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt.”, rrëfeu ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat