“Ndonjëherë të kafshosh gjuhën nuk mjafton”, me kë e ka Dafina Zeqiri

Mediale Vip

“Ndonjëherë të kafshosh gjuhën nuk mjafton”, me kë e ka Dafina Zeqiri

Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:45
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri padyshim është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të estradës shqiptare.

Ajo njihet për ektravagancën e saj jo vetëm në stil, por edhe në deklaratat që jep kohë pas kohe.

Këtë herë këngëtarja duket se nuk është kursyer me ‘kunjën’ e saj të radhës.

Artisja ka publikuar një foto, ku dukshëm ka nxjerrë edhe gishtin e mesit, duke shkruar: Ndonjëherë të kafshosh gjuhën tënde nuk funksionon….

Image

 

Nuk dihet se çfarë e ka revoltuar këtë herë Dafinën, që nuk është kursyer në rrjetet sociale dhe as kujt ia ka dedikuar këtë.

Kujtojmë se nuk kanë qenë të rralla rastet kur ajo është revoltuar me kolegë, apo fansa.

Megjithatë në çdo postim të sajin, këngëtarja nuk zgjedhë të përmend emra, duke na lënë të gjithëve shumë kurioz se për kujt i drejtohet ironia e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat