Këngëtarja shqiptare zbulon diagnozën e saj: Është shumë e rrallë

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare zbulon diagnozën e saj: Është shumë e rrallë

Më: 26 prill 2022 Në ora: 00:19
Merita Halili

Merita Halili është këngëtarja e shumë hiteve të moçme.

Por ajo së fundi ka folur edhe për një sëmundje të saj.

E ftuar në “Expuls”, këngëtarja ka rrëfyer se ajo vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, ka thënë ajo.

Lupusi është një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet tuaja (sëmundje autoimune). Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit , duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat