Si rrallëherë, Jessica Biel flet për ulje-ngritjet e martesës me Justin Timberlake

Mediale Vip

Si rrallëherë, Jessica Biel flet për ulje-ngritjet e martesës me Justin Timberlake

Më: 27 prill 2022 Në ora: 10:37
Jessica Biel, Justin Timberlake

Jessica Biel ka folur si rrallëherë për martesën e saj me Justin Timberlake.

Çifti, të cilët kanë bashkë dy djem Silas dhe Phinneas, u martuan në vitin 2012 në një ceremoni luksoze në Itali. Por edhe pse martesa e tyre ka pasur "ngritje dhe ulje", Biel zbuloi se ajo është "më e lumtur" se kurrë.

Gjatë një interviste të fundit me Access Hollywood, ajo diskutoi për përvjetorin e martesës me Timberlake. Biel pranoi se koha ka "fluturuar", duke thënë se ajo është "shumë krenare" për martesën e saj.

"Ndonjëherë ndihem sikur 10 vjet kanë kaluar sa hap e mbyll sytë dhe herë të tjera ndihem si: ‘O zot, 10 vjet, kjo është një pjesë vërtet e konsiderueshme e jetës së dikujt’. Unë thjesht ndihem shumë krenare për këtë," –tha ajo.

Aktorja foli gjithashtu për mënyrën se si ata i përballojnë sfidat së bashku, duke thënë se ajo "e do jetën" me Justin, edhe pas të gjitha pengesave që kanë pasur në rrugën e tyre.

“Ne kemi pasur ulje-ngritjet tona si të gjithë dhe unë jam shumë krenare për këtë dhe jam ende më e lumtura në botë dhe e dua jetën time”, shtoi ajo.

Rikujtojmë që Timberlake iu desh t'i kërkonte falje publike ish të dashurës së tij Britney Spears, si dhe koleges së tij Janet Jackson vitin e kaluar. Ai mori reagime nga dokumentari "Framing Britney Spears" i New York Times. gjë që la të kuptohet se ai luajti një rol masiv në përçarjen e karrierës së tyre.

Biel qëndroi pranë bashkëshortit gjatë gjithë reagimit publik, duke komentuar "Të dua" në postimin e tij të faljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat