Vetëm apo e përputhur? Efi largohet përfundimisht nga Për’puthen

Mediale Vip

Vetëm apo e përputhur? Efi largohet përfundimisht nga Për’puthen

Më: 29 prill 2022 Në ora: 19:44
Efi

Rrugëtimi i Efit në Për’puthen i erdhi fundi, pasi konkurrentja vendosi përfundimisht të mbyllë rrugëtimin e saj në program.

Efi hyri për të gjetur dashurinë e saj në program, por nuk ia doli pasi vendosi të largohej e vetme.

Nuk është vetëm Efi ajo që është larguar,  pasi edhe Samiu tashmë i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në  Për’puthen.

Në lidhje me këtë vendim, Efi bëri një sqarim i cili përfaqësonte një vendim të përbashkët për tu larguar si miq shumë të mirë.

“Nuk arrita të dashuroja. Kishim vendosur të largoheshin bashkë, por si dy miq”, tha Efi.

Ajo u shpreh se nuk mund t’i ofronte diçka më tepër Samiut, prandaj vendosen të largoheshin.

“Me Samiun do të jemi miq shumë të mirë, por jetës nuk i dihet”, shtoi më tej Efi.

Konkurrentja e konsideroi këtë rrugëtim në Përputhen si një eksperiencë shumë të bukur e cila e ka bërë më të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat