Faqja zyrtare e “Eurovisionit” fshin nga ‘Instagrami’ foton e Ronela Hajatit duke prekur pjesën intime

Mediale Vip

Faqja zyrtare e “Eurovisionit” fshin nga ‘Instagrami’ foton e Ronela Hajatit duke prekur pjesën intime

Më: 1 maj 2022 Në ora: 18:53
Ronela Hajati

Faqja zyrtare e "Eurovisionit" ka fshirë nga rrjetet sociale njërën nga fotot nga prova e performancës së këngëtares shqiptare Ronela Hajati.

Kjo ndodhi pasi zyrtarët e kompeticionit të këngës cilësuan foton e Ronelës dhe grupit të saj provokues.

Në foto shfaqet Ronela bashkë me katër balerinët, të cilët provokojnë me lëvizjet e tyre sipas faqes së “Eurovisionit”.

Ndërkohë, komentuesit kanë vënë në dyshim pse një postim me 25,000 pëlqime është fshirë, kur postimet e tjera kanë më pak pëlqime.

Kjo është cilësuar alarmante, duke pasur parasysh se “Unioni Evropian i Transmetuesve” mbron lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike, madje edhe brenda kufijve të një “show familjar”.

Kujtojmë që Ronela do të përformojë këngën “Sekret” në natën e parë të festivalit, më 10 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat