Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen Kardashian

Mediale Vip

Gjykata merr vendimin për çështjen e Blac Chyna-s me familjen Kardashian

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:21
Blac Chyna, familja Kardashian

Blac Chyna nuk e ka fituar gjyqin për shpifje kundër familjes Kardashian-Jenner.

Chyna paditi Kris, Kim, Khloé dhe Kylie me 40 milionë dollarë për humbje të të ardhurave dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme, duke pretenduar se familja përdori ndikimin që ka, për të dëmtuar reputacionin e saj dhe për të parandaluar mundësitë financiare pasi sipas saj, ata anuluan sezonin e dytë të "Rob & Chyna".

Juria përfundimisht vendosi në favor të familjes Kardashian-Jenner, duke zbuluar se Kris, Kim dhe Kylie vepruan për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike dhe se sjellja e tyre nuk e pengonte Chyna-n të performonte sipas asaj kontrate.

Chyna doli e acaruar nga salla e gjyqit dhe nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje nga shtypi.

Gjyqi u zhvillua për rreth dy javë dhe nxori në pah një sërë ngjarjesh që kishin ndodhur në familje, siç ishte kërcënimi që Chyna kishte bërë ndaj Kylie-t se do ta vriste dhe arma që i kishte drejtuar Rob-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat