Unikkatil ka një pyetje për fansat

Mediale Vip

Unikkatil ka një pyetje për fansat

Më: 5 maj 2022 Në ora: 06:38
Unikkatil

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil, ka paralajmëruar se sot do ta lansojë këngën e tij më të re.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale ai i ka pyetur fansat e tij: "A jeni gati?"

Unikkatil, ditë më parë kishte bërë me dije se do ta publikonte një këngë të re, si kërkesë e vëllaut të tij për ditëlindje.

Nuk dihet akoma se me çka do t’i surprizojë fansat e tij reperi shqiptar.

Rebel a.k.a Unikkatil këngën e tij të fundit e kishte realizuar para katër vjetësh të titulluar “Ni Milion Rrugë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat