Amber Heard kapet duke pozuar për fotografët ndërsa qan

Mediale Vip

Amber Heard kapet duke pozuar për fotografët ndërsa qan

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:06
Amber Heard

Gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdon dhe e gjithë bota duket se është e ndarë, megjithatë shumë janë në mbështetje të Depp. Njerëzit online mendojnë se Amber Heard po aktron në gjyq dhe një video e publikuar së fundmi po i përforcon edhe më shumë këto dyshime.

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale, Heard me sa duket po pozonte para kamerave ndërsa po qante gjatë një dëshmie.

Ndërkohë që fshin hundët me një shami duke qarë, Heard shihet se ndalon një moment për të hedhur një vështrim të shpejtë nga fotografi dhe më pas pozoi për gati 4 sekonda.

Shumë e kanë të vështirë të besojnë se kjo nuk është inskenuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat