Fedez tregon si ka ndryshuar marrëdhënia me paratë pasi zbuloi se kishte kancer

Mediale Vip

Fedez tregon si ka ndryshuar marrëdhënia me paratë pasi zbuloi se kishte kancer

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:10
Chiara, Fedez

Fedez po përjeton një fazë të re në jetën e tij pas sëmundjes. Periudha e errët gjatë së cilës ai u përball me kancerin e pankreasit ka shënuar edhe një herë prioritetet e tij: familjen, njerëzit, kohën. Dhe shumë më pak paratë.

Gjatë episodit të fundit të podcast-it të tij Wild Moss, Fedez trajtoi temën "Ambiciet dhe qëllimet", së bashku me kolegun e tij Lazza dhe mikun Luis Sal. Fedez pranoi se sëmundja e ndryshoi plotësisht marrëdhënien e tij me paratë, që deri vonë ishte një element qendror i ambicieve të tij.

"Unë do t'ju jap një shembull," shpjegoi ai. “Përpara se të mësoja se kisha kancer, kisha një synim parash, ishin 200 milionë. Tani nuk më intereson më. I thashë vetes se nuk ka kuptim dhe a e dini pse? Sepse supozojmë se arrij në 200, atëherë do dëshiroj gjithmonë më shumë, pastaj janë 300, pastaj 400. Pastaj arrin në miliarda dhe në çdo rast kupton që nuk ka fund".

Pasi ka dalë nga spitali, Fedez ka qëndruar më shumë përkrah fëmijëve të tij, Leone dhe Vittoria, dhe gruas së tij Chiara-s. Ditët e kaluara në shtëpi, pa shumë angazhime apo shpërqendrime që mund t'i marrin kohën që kalon me familjen, janë për të gjithçka që ka më shumë rëndësi në këtë moment.

Pasi tregoi pa frikë plagën pas operacionit, Fedez nuk ka treguar më nëse po i nënshtrohet terapive të tjera. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore duket se është e mirë, pasi pak ditë më parë iu bashkua bashkëshortes së tij Chiara Ferragni në udhëtimin në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Met Gala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat