Vajza e Katy Perry-t e ka gati gardërobën kur të rritet dhe veshjet i kemi parë të gjithë

Mediale Vip

Vajza e Katy Perry-t e ka gati gardërobën kur të rritet dhe veshjet i kemi parë të gjithë

Më: 6 maj 2022 Në ora: 18:17
Katy Perry

Edhe pse është vetëm 20 muajshe, vajza e Katy Perry-t tashmë e ka gati gardërobën për kur të rritet.

Këngëtarja tha për People se po ruan disa nga veshjet e saj ikonike në një kasafortë me temperaturë të kontrolluar, në mënyrë që e vogla Daisy Dove Bloom të mund të ndjekë hapat e saj në modë.

“Gjithçka është në një magazinë – është si skena e dollapit në ‘Clueless’”, tha këngëtarja. “Gjithçka është e detajuar me foto dhe numër. Daisy do të ketë shumë veshje.”

Ndërsa Katy nuk specifikoi saktësisht se cilat veshje ka lënë mënjanë, mundësitë variojnë nga fustani i fundit Oscar de la Renta nga Met Gala 2022, deri te kostumi viral i cheeseburger që ajo veshi në të njëjtin event 3 vjet më parë. Për të mos përmendur kostumet e saj të panumërta të çuditshme skenike.

Muajin e kaluar, Perry tha për Page Six Style se Daisy-t i pëlqen të vishet dhe të tregojë veshjet e saj.

“Sot e kam veshur me një fustan me kuadrate dhe asaj i pëlqen të dalë dhe ta prezantojë. Dhe të gjithë pa dyshim reagojnë, dhe asaj i pëlqen reagimi.”

Perry dhe aktori Orlando Bloom e mirëpritën Daisy-n në vitin 2020. Daisy Dove është fëmija i parë për Katy-n dhe i dyti për Bloom. Ai dhe ish-bashkëshortja, Miranda Kerr, kanë një djalë 11-vjeçar, Flynn Christopher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat