Çmimi platium në duart e artistit atraktiv Ludovik Karrica

Mediale Vip

Çmimi platium në duart e artistit atraktiv Ludovik Karrica

Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:15
Ludovik Karrica

Ai është atraktiv dhe një nga të rrallët personazhë shqiptar që jeta e tij është High Style. E kemi fjalën për artistin Ludovik Karrica apo siç u prezantua me projektin e fundit muzikor KL Jackson që ishte kënga mjaft ritmike "Rock Yourbody".

Ditët e fundit artisti unik publikoi një foto ku mbante në duar një plakë çmimi e konkretisht platium e ku hulumtimi ynë shkoi më larg.

Zbuluam se ky çmim ishte dhuruar djemtë të talentuar të muzikës në Zvicër Dj. Alex Costanzo dhe Schwarzbueb ku me super hitin e tyre si kënga më e dëgjuar dhe e shitur atje nën versionin remix të Dj. Antoine e ku shqiptari Karrica ishte protagonist në videon shumë të klikuar e padiskutim merita ishte dhe e tij.

KL Jackson e shohim në organizimet VIP në Zvicër e krah i djathtë e mik mjaft i ngushtë i të famshmit Dj. Antoine ndërsa në këtë verë që po vjen ndoshta pas largimit të plotë të pandemisë po planifikon ndonjë projekt muzikor apo jo nuk i dihet.BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat