Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Friends’

Mediale Vip

Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Friends’

Më: 7 maj 2022 Në ora: 10:08
Friends

Mike Hagerty, aktori i njohur i serialit “Friends”, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Lajmi u bë publik nga Bridget Everett, aktorja që luan rolin e vajzës së tij në komedinë HBO.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij dje në Los Angeles”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

 “Një aktor i dashur, për të cilin dashuria për qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij, ishin gurët e themelit të jetës së tij. Majk, një bashkëshort i përkushtuar, ka lënë pas gruan Mary Kathryn, motrën e tij Mary Ann Hagerty, gruan e saj Kathleen O’Rourke dhe vajzën e tyre Meg. Ai do të na mungojë shumë.”

Në një postim tjetër , Everett shtoi se “e donte Majk që në çastin që e takoi. Ai ishte kaq i veçantë. Jemi të shkatërruar që ai ka vdekur.”

Hagerty është më i njohur për rolin e mbikëqyrësit të ndërtesës në "Friends". Ai gjithashtu luajti fermerin Ed Miller në "Somebody Somewhere".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat