Ronela Hajati u jep fund aludimeve, a do të censurohet performanca?

Mediale Vip

Ronela Hajati u jep fund aludimeve, a do të censurohet performanca?

Më: 8 maj 2022 Në ora: 07:13
Ronela Hajati

Zhurma e madhe që ka nisur ditët e fundit në mediat shqiptare, por edhe në ato të Eurovisionit s’mund të linte pa përfshirë edhe vetë Ronelën. Fshirja e një fotoje që u konsiderua provokuese nga Eurovision bëri që në media të qarkullonin lajme nga më të ndryshmet. Aludimet se Ronelës do t’i ndryshohej performanca nuk u ndalën derisa këngëtarja, në një lidhje për Prive nga Torino, sqaroi gjithçka:

“E vërteta është që fotoja u zëvendësua. Pastaj patëm një komunikim të vogël, por pasi u rishikuan gjithë gjërat, performanca është tepër normale. Është show në fund të ditës. Nuk do ndryshohet asgjë, thjesht do bëhet më bukur”,– tha Ronela.

Po a do të censurohet performanca?

“Jo, me rëndësi ka produkti final, kështu që janë gjëra të vogla, të rregullueshme që ndodhin tek 80 për qind e shumë performancave të shumë artistëve. Sepse gjërat duhet të shikohen, derisa të meren vendimet e fundit. Ne jemi munduar shumë që gjërat të dalin mirë, kështu që nuk ka pse të censurohet asgjë.”

Edhe në lidhje me veshjet dhe me të gjitha detajet me të cilat do të plotësohet performanca e saj, Ronela tha se çdo gjë është kompletuar. I gjithë grupi po bën më të mirën për të finalizuar me një produkt për të cilin të gjithë kanë punuar shumë, me muaj të tërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat