Momenti kur Ronela Hajati bën shqiponjën dhe valëvitet flamuri kombëtar shqiptar në “Eurovision 2022”

Mediale Vip

Momenti kur Ronela Hajati bën shqiponjën dhe valëvitet flamuri kombëtar shqiptar në “Eurovision 2022”

Më: 10 maj 2022 Në ora: 22:01
Ronela Hajati

Ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2022”.

Artistja Ronela Hajati, e cila sivjet përfaqëson Shqipërinë, ka bërë hapjen e festivalit me “Sekret”.

Ajo ka bërë një interpretim të mrekullueshëm me një koreografi të veçantë të përgatitur prej disa muajsh me balerinën Klaudia Pepa.

Derisa ishte duke kënduar, duartrokitjet e brohoritjet nuk u ndalën nga publiku të cilët duket se e mirëpritën këtë projekt.

Krejt në fund, Hajati bëri shqiponjën si dhe në sallë nuk mungoi flamuri kombëtar shqiptar i cili po valëvitej nga mbështetësit e 32-vjeçares.

Nata e dytë gjysmëfinale mbahet më 12 maj, kurse finalja e madhe pritet të mbahet të shtunën (14 maj).

Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë gjithsej 17 vende, ndërsa vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

“Eurovision 2022” është duke u zhvilluar në arenën “Pala Alpitour” në Torino të Italisë.

Moderatorët në këtë edicion janë: Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat