“Drejtësi për Shqipërinë”/ Nuk kaloi në finalen e Eurovision, rrjeti “shpërthen” në komente: Ia futët

Mediale Vip

“Drejtësi për Shqipërinë”/ Nuk kaloi në finalen e Eurovision, rrjeti “shpërthen” në komente: Ia futët

Më: 10 maj 2022 Në ora: 23:37
Ronela Hajati

Njerëzit kanë shpërthyer në komente pasi këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së Eurovision 2022!

Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino edhe pse është më e pëlqyera në YouTube. Në faqen e Eurovision në Instagram me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.

Jo vetëm shqiptarët por edhe të huajit janë të mendimit se Ronela meritonte finalen dhe se organizatorët “ia kanë futur”.

Image
Reagimet në Instagram

“Drejtësi për Shqipërinë”/ “Ia futët Shqipërisë”/ “Shqipëria meritonte finalen”/ “Ku është Shqipëria”  janë komentet mbizotëruese në çdo postim dhe numërojnë me qindra pëlqime brenda pak minutash çka nënkpton se shumë njerëz janë dakord me këtë.

Image
Reagimet në Instagram
Image
Reagimet në Instagram
Image
Reagimet në Instagram
Image
Reagimet në Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat