Tayna publikon këngën e re në bashkëpunimin me Geskon

Mediale Vip

Tayna publikon këngën e re në bashkëpunimin me Geskon

Më: 12 maj 2022 Në ora: 21:47
Tayna

Reperja e njohur, Tayna është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Këtë herë, reperja ka ardhur në një bashkëpunim me artistin e ri, Gesko.

Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “S’du me ni”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me një klip të veçantë.

Tayna u shfaq atraktive në disa veshje të ndryshme, teksa dukej tejet atraktive dhe në formë të mirë.

Ndërsa, sa i përket realizimit të këngës, për tekstin dhe melodinë u kujdesën Tayna dhe Gesko, ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.

Klipi iu besua produksionit ‘Sekuencë’, teksa producent ekzekutiv është Rinor Hykolli.

Kujtojmë që kjo këngë vjen, pas bashkëpunimit që Tayna muaj më parë solli me Cricket dhe mban titullin “Pijetore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat