Puthja e parë homoseksuale në Eurovision, rrjeti shpërthen për ngjarjen ‘historike’

Mediale Vip

Puthja e parë homoseksuale në Eurovision, rrjeti shpërthen për ngjarjen ‘historike’

Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:21
Ilustrim

Ndonëse performanca ishte mjaft e zjarrtë, me fishekzjarre e shpërthime dritash, ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë mbrëmjes së dytë të Eurovisionit ishte puthja e Achille Lauro, i cili përfaqësonte shtetin e San Marinos.

31-vjeçari Achille Lauro, emri i vërtetë Lauro De Marinis, ndezi skenën me këngën e tij “Stripper”, por momenti që nuk u shpëtoi syve të mijëra ndjkësve ishte puthja në buzë me kitaristin e bandës së tij.

Menjëherë pas performancës vërshuan komentet në rrjet. Me të tjerave, ndjekësit thanë se kjo ishte e para puthje homoseksuale në Eurovision, ndaj edhe përbën një moment historik.

“Punë të mbarë, San Marino! Thyejini normat!”, “Kemi bërë një rrugë të gjatë, një puthje homoseksuale në #Eurovision?", – ishin disa prej mesazheve që e përshëndetën këtë veprim të guximshëm, por edhe shumë të tjerë nuk e përqafuan idenë e konkurrentit të San Marinos, madje mes këtyre të fundit kishte edhe nga ata që mendonin se San Marino duhet të marrë një gjobë të majme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat