Befason Chris Rock: Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard

Mediale Vip

Befason Chris Rock: Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard

Më: 14 maj 2022 Në ora: 17:23
Chris Rock dhe Amber Heard

Chris Rock është aktualisht në mes të turneut të tij “Ego Death Tour” dhe sapo ka arritur në Evropë, ku prezantoi komedinë e tij speciale në teatrin Royal Albert Hall në Londër.

Gjatë një pjese të shfaqjes së tij të 12 majit, komediani amerikan përmendi edhe aktoren Amber Heard.

57-vjeçari fillimisht nuk e anashkaloi shuplakën në “Oscars”, gjersa më pas u mor më shumë me gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard.

“Mund t’iu besoni të gjitha grave përveç Amber Heard. Çfarë është ajo. Ajo ka bërë nevojën në shtratin e tij”, tha ai.

“Nëse ti e bën nevojën në shtratin e dikujt, thjesht je fajtor për gjithçka. Çfarë po ndodh aty? Dhe ata vazhduan lidhjen pas kësaj”, shtoi më tej aktori.

Në një moment të caktuar, Chris u bë më serioz teksa ka folur edhe për lirinë e fjalës.

Të gjithë janë të frikësuar, e dini… e gjithë bota ka frikë të ofendojë. Kështu që njerëzit flasin më pak”, thotë më tej ai.

“Njerëzit thonë se duhet të jeni të kujdesshëm sepse fjalët lëndojnë, fjalët lëndojnë… e dini. Ka viktima të vërteta në botë, ato meritojnë të dëgjohen. E meritojnë dashurinë dhe dhembshurinë tonë. Por nëse të gjithë pretendojnë se janë viktima, atëherë askush nuk i dëgjon viktimat e vërteta”, tha mes shumë gjërash në fjalimin e tij Rock.

Ai ka qenë një nga yjet më të përfolur këtë kohë për shkak të goditjes nga Will Smith në “Oscars 2022”.

Kjo u bë pasi komediani u tall me kokën e rruar të bashkëshortes së tij, Jada Pinkett, për të cilën nuk ishte në dijeni se vuante nga një sëmundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat