U fotografua krah djalit misterioz, reagon për herë të parë Tayna

Mediale Vip

U fotografua krah djalit misterioz, reagon për herë të parë Tayna

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:30
Tayna

Tayna ishte në qendër të mediave rozë dy ditët e fundit, për shkak të videos virale ku ajo u shfaq krah një mashkulli të panjohur në Zvicër.

Videoja është xhiruar nga një fans, i cili më pas e ka shpërndarë. Në pamjet që tashmë janë kudo në rrjet, duket mjaft qartë reperja nga Prizreni dhe krah saj djali i panjohur. Të gjitha dyshimet shkojnë se ai mund të jetë i dashuri i saj, mirëpo reperja ka vendosur të sqarojë gjithçka.

Ajo reagoi për herë të parë për lajmet, përmes një postimi në Instastory. Reperja publikoi një foto krah së cilës shkruan: “Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ku iu bën tag edhe Dj Dust dhe djalit me të cilin u fotografua.

Image
Tayna/Instagram

Tayna nuk ka lënë pa ironizuar lajmet dhe komentet që u bënë rreth saj në rrjet.

“Vërtet menduat se zbuluat diçka”, shkruan ajo me disa emoji duke qeshur.

Image
Tayna

Kujojmë se në intervistën e saj të fundit për “Prive” kur u pyet në lidhje me jetën private, reperja tregoi se për momentin ishte beqare, ndërsa sa i përket takimit perfekt me një djalë, ajo tha me shaka se ai duhet të sjellë një aeroplan.

“Të më sjellin një aeroplan privat, bëj shaka. Nuk është se di shumë për date, nuk di çfarë vishtet… si shkohet… Nuk di shumë për date.”– tha Tayna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat