“Do të të pres…” Rrushja i dërgon mesazhin ku i shpreh dashurinë Erionit. Si reagoi Mikela?

Mediale Vip

“Do të të pres…” Rrushja i dërgon mesazhin ku i shpreh dashurinë Erionit. Si reagoi Mikela?

Më: 29 maj 2022 Në ora: 20:30
Rrushja, Erioni, Mikela

Rrushe Zyba i ka shkruar Erion Kukajt se e dashuron në sy të Mikela Pupës, dhe nuk është skenar i “Përputhen” këtë herë por një lojë.

Dy ish-konkurrentet e emisionit të dashurisë ishin të ftuara në “E diell” ku u bënë pjesë e lojërave të ndryshme. Mes të tjerave Rrushes iu kërkua t’i dërgonte një mesazh zanor Erionit ku të shprehte dashurinë ndaj tij. “Erion kam filluar të të pëlqej tani. Do të të pres sado kohë që të duash. Ia lëmë kohës siç të kam thënë. Të puç.” -tha ajo.

Nuk ka vonuar përgjigja e Erionit i cili nuk ka rënë pre e lojës duke thënë se i kanë dhënë dhënim të sikletshëm. “Kush është ajo që nuk ndjen për mua? Sa dënim të sikletshëm të paskan dhënë.“ – i shkroi ai.

Ndërkohë, larg nga reagime e saj shpërthyese në “Për’puthen”, Mikela u shfaq duke buzëqeshur teksa tha: “Unë nuk hyjë në këto punë. Lojë ishte edhe në program por…”

Mikela dhe Erion, janë çifti i tretë të cilët dolën nga emisioni i ‘Për’puthen’ për këtë sezon. Çifti u deklaruan për njëri-tjetrin mes ulje- ngritjesh që kaluan gjatë programit. Pasi Erioni u deklarua për Mikelën duke i ndërprerë kështu përfundimisht takimet e tij me Rrushen kjo e fundit deklaroi se ai kishte vdekur për të. “Është lojë e tij nga ana e publikut sepse për të ndjherë e ka ndjerë edhe e di shumë mirë. Ai do ta shikojë dhe do t’i bjerë pishmanit por koha do të bëjë të veten dhe ai ka vdekur për Rrushen.”- deklaroi ajo asokohe.

Kujtojmë se Rrushja dhe Erioni kanë treguar se bashkë njiheshin që jashtë “Për’puthen. Sipas dy protagonistëve ata kanë pasur flirte para 5 vitesh bashkë. Gjithsesi Rrushja tha se Erionin e ka pëlqyer ‘mentalisht’ më përpara, por nuk e pëlqente sepse ishte shumë ‘i trashë’, pra i shëndetshëm.

Pavarësisht të gjithave ata nuk u bënë dot çift bashkë dhe Erioni doli çift nga programi me Mikelën duke vendosur që ta vazhdonin njohjen e tyre jashtë syrit të kamerave. Madje, ata i bënë premtime njëri-tjetrit duke thënë se do të përpiqen të bëjmë më të mirën që lidhja e tyre të funksionoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat