Kylie Jenner publikon foton e rrallë të djalit të saj me Stormin

Mediale Vip

Kylie Jenner publikon foton e rrallë të djalit të saj me Stormin

Më: 29 maj 2022 Në ora: 20:35
Kylie Jenner/ Stromi

Për momentin gjithçka që Kylie Jenner mund të na tregojë rreth të birit janë vetëm këmbët e tij.

Më 28 maj, Kylie Jenner u ofroi fansave një tjetër foto të rrallë të djalit të saj dhe të Travis Scott-it, tashmë 3 muajsh, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. Themeluesja e ‘Kylie Cosmetics’ postoi në InstagramStory një foto të këmbëve të vogla të të birit i cili qëndron pranë motrës së tij 4-vjeçare Stormi Webster shihen pranë tij.

Kylie shkroi postimin e saj: “Unë i bëra këto këmbë të vogla”.

Kylie mirëpriti në jetë fëmijën e saj të dytë me Travis Scott në shkurt, duke e quajtur fillimisht djalin Wolf Webster. Papritur më 21 mars, ajo shkroi në Instagram, “Emri i djalit tonë nuk është më Wolf”. Ajo shpjegoi më tej: “Ne thjesht nuk ndiheshim sikur ishte për të. Thjesht doja të ndaja sepse vazhdoj ta shoh Wolf kudo.” Teksa ende nuk ka e ka zbuluar emrin e ri të djalit të saj, Kylie foli për jetën e saj si nënë e dy fëmijëve në Instagram muajin e kaluar. “Dua të them vetëm se paslindja ime nuk ka qenë e lehtë. Kjo përvojë për mua, personalisht, ka qenë pak më e vështirë sesa me vajzën time”.

Që kur solli në jetë djalin e saj më 2 shkurt, ylli ka ofruar herë pas here foto, por ende nuk ka postuar një foto të portretit të tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat