E qëlluan me breshëri plumbash pranë shtëpisë, vdes reperi indian i cili prej disa kohësh ishte pjesë e politikës

Mediale Vip

E qëlluan me breshëri plumbash pranë shtëpisë, vdes reperi indian i cili prej disa kohësh ishte pjesë e politikës

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:23
Sidhu Moose Wala

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Punjab të Indisë, ku një reper u qëllua pranë shtëpisë së tij nga persona të paidentifikuar.

Reperi 28-vjeçar prej disa kohësh po ndiqte rrugën e politikës, por çdo gjë përfundoi me sulmin që iu bë.

Sidhu Moose Wala ose siç njihet edhe me emrin e vërtetë Shubhdeep Singh Sidhu, u dërgua në spital i plagosur dhe më pas u dha edhe lajmi i vdekjes.

Sipas CNN, shefi i policisë Viresh Kumar Bhawra ka deklaruar se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat i përkisnin tre armëve të ndryshme.

Sipas policisë ky sulm mund  të jetë bërë nga një anëtar bande nga Kanadaja që dyshohet se mori përgjegjësinë për vdekjen e Moose Wala. Por grupet politike kanë fajësuar Partinë Aam Aadmi (AAP) në pushtet të Punjabit për lejimin e vrasjes.

Moose Wala u largua nga shtëpia e tij në një makinë me dy persona të tjerë rreth orës 16:30. Rreth një orë më vonë, dy makina iu afruan automjetit nga përpara dhe hapën zjarr, ka deklaruar Bhawra.

Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes, të cilët deri më tani mbeten të paidentifikuar.

Reperi u bë i famshëm pasi publikoi këngën e tij të parë në 2017. Ai kishte rreth tetë milionë ndjekës në Instagram dhe videot muzikore kanë grumbulluar miliona shikime në YouTube.

Lidhur me lajmin për vdekjen e tij ka reaguar edhe reperi Drake duke shpërndarë një foto të tij në Instagram me mbishkrimin “RIP Moose”.

Ai u fut në politikë në vitin 2021 dhe iu bashkua partisë së Kongresit Kombëtar Indian, duke konkurruar në zgjedhjet legjislative të Punjabit në shkurt, por u m mund nga kur rivali AAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat