E zuri duke e tradhtuar, Shakira thuhet se është ndarë nga Gerard Pique

Mediale Vip

E zuri duke e tradhtuar, Shakira thuhet se është ndarë nga Gerard Pique

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:44
Shakira dhe Pique

Gerard Pique dhe Shakira thuhet se janë në prag të ndarjes pasi mbrojtësi i Barcelonës dyshohet se u kap në shtrat me një grua tjetër.

Raportohet se çifti ka disa javë që jetojnë veçmas pasi Pique u dëbua nga shtëpia e familjes nga sensacioni kolumbian i estradës.

Sipas gazetës spanjolle El Periodico, ai tani po qëndron vetëm që nga ndarja e tyre.

Raporte të mëtejshme thonë se reprezentuesi spanjoll ka frekuentuar klubet e natës me shokun e skuadrës Riqui Puig dhe grupin e tij të miqve, shpesh duke u kthyer në shtëpi deri në dy ose tre të mëngjesit, shkruan Daily star.co.uk.

Ndërsa asnjëra palë nuk i ka adresuar këto pretendime, gazetari i El Periodico, Emilio Perez de Rozas, thotë se ka besim se çifti do të ndahet.

“(Shakira) ka marrë vendimin për t’u ndarë. Kështu është. Ka ndodhur. Kjo është arsyeja pse ka distancë. Ndoshta nuk ka mbetur asgjë, por ajo (pabesia) ka kaluar”, tha ai gjatë në fillim të kësaj jave.

Shakira dhe Pique janë njohur që nga viti 2011 – pasi janë takuar në xhirimet e videoklipit të këngëtares “Waka Waka” përpara Kupës së Botës 2010 – dhe ata kanë dy fëmijë së bashku, megjithëse nuk janë akoma të martuar.

Duke folur me Gary Neville në një episod të fundit të The Overlap, ylli spanjoll shpjegoi se ai nuk i kishte propozuar sepse marrëdhënia e tij me Shakiran funksionon mirë ashtu siç është.

“Më pëlqen si jemi tani. Ne kemi dy fëmijë, nëntë dhe shtatë vjeç, ne jemi mirë si çift. Nuk kemi nevojë të martohemi, është mirë”, tha Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat